AL | Një “restorant” i ri me ushqim të sigurtë është ndërtuar së fundmi, për të mirëpritur Kalin e Qyqes, këtë fillimsezon folezimi në luginën e Vjosës në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”.
#KaliQyqes është një specie e rrezikuar globalisht. Popullata e të cilës përbëhet nga më pak se 50 çifte folezues në #Ballkan dhe vetëm 5 të tillë në #Shqipëri në 2021. Ndërsa në shkallë europiane dhe globale, popullata e kësaj specie ka njohur rënie drastike në vitet e fundit.
Një nga faktorët kryesor që kërcënon popullatën e Kalit të Qyqes, në vend dhe rajon është helmimi nga karremat helmues të vendosur në natyrë për të eleminuar grabitqarët e mëdhenj dhe të mesëmsi ujku, ariu etj. Në këtë situatë, ndërtimi i stacioneve me ushqim plotësues ka rezultuar të jetë një zgjidhje efikase për mbrojtjen e Kalit të Qyqes, shkabave dhe shpendëve të tjera grabitqarë.
Ç𝙛𝙖𝙧ë ë𝙨𝙝𝙩ë 𝙣𝙟ë 𝙨𝙩𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣 𝙪𝙨𝙝𝙦𝙞𝙢𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙥ë𝙧𝙨𝙚 𝙨𝙝ë𝙧𝙗𝙚𝙣?
Stacioni i ushqimit për shkabat është një vend i sigurtë, i rrethuar, ku depozitohet mish i kontrolluar në mënyrë që të konsumohet nga shkabat dhe shpendët e tjerë grabitqarë.
Duke qënë se popullata e kësaj specie tek ne përfaqësohet nga shumë pak territoreve dhe çifteve folezues, humbja e çdo individi do të ishte dramatike për popullatën. Ndaj, ofrimi i ushqimit të bollshëm dhe të sigurtë në këtë zonë, para së gjithash favorizon folezimin e suksesshëm të çiftit që ndodhet në këtë territor dhe është mbështetje për individët e rinj të lindur, të cilët aksesojnë ushqim të sigurt. Gjithashtu, individët e Kalit të Qyqes nuk detyrohen të lëvizin për të kërkuar ushqim në zona më të largëta, duke reduktuar rreziqet me të cilat mund të përballen në zona të pasigurta, si; helmimi, elektroshoku dhe brakonazhi. Prandaj vendet me ushqim plotësues për shkabat, janë të dobishme për parandalimin e rreziqeve dhe uljen e vdekshmërisë së këtyre specieve.
Ky stacion i ri ushqimi u mundësua në sajë të bashkëpunimit të mirë midis Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (#AOS) dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura Gjirokastër (#ADZMGjirokastër), në kuadër të projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”. Tashmë ky stacion ruhet nga ADZM Gjirokastër.
Puna për ndërtimin e stacionit ka filluar që prej vitit të shkuar, duke kaluar në disa faza:
Studimi i zonës dhe pilotimi në disa pika, me qëllim pozicionimin sa më të favorshëm të stacionit të ushqimit.
Projektimi i stacionit, duke u bazuar në manualin teknik të përgatitur nga Shoqata Ornitologjike e Greqisë (HOS) për këtë qëllim.
Ndërtimi i stacionit dhe implementimi i skemës së menaxhimit (furnizimi me ushqim në intervale të paracaktuara).
Le të punojmë së bashku për shpëtimin e shkabës së fundit folezuese në #Shqipëri, Kalin e Qyqes!
—
EN | A new “restaurant” with safe food has been built recently in Fir of Hotova-Dangëlli National Park, #Vjosa valley, to welcome the arrival of the #EgyptianVulture this breeding season.
The Egyptian Vulture is a globally endangered species, with a population of only 5 breeding pairs recorded in Albania in 2021 and less than 50 pairs in the Balkans. On a continental and global scale, this species’ population has been facing a drastic decline in recent years.
One of the main factors threatening the Egyptian Vulture on a local and regional scale is the use of poison bates. A practice used by shepherds to eliminate large and medium-sized carnivores, such as wolves, bears, etc. In such circumstances, the construction of supplementary food stations has proven to be an efficient solution for the protection of the Egyptian Vulture and other scavengers.
𝙒𝙝𝙖𝙩 𝙞𝙨 𝙖 𝙛𝙤𝙤𝙙 𝙨𝙩𝙖𝙩𝙞𝙤𝙣, 𝙖𝙣𝙙 𝙬𝙝𝙖𝙩 𝙞𝙨 𝙞𝙩 𝙪𝙨𝙚𝙙 𝙛𝙤𝙧?
The food station is a secure, enclosed space where controlled meat is deposited in order to be consumed by vultures and other scavenger species.
Considering the current situation, the death of a single individual would represent a drastic loss for the local population. Therefore, offering abundant and secure food would favor a successful breeding season for the pair living in the area as well as sustain their offspring.
Furthermore, the Egyptian Vulture individuals will not be forced to travel long distances in search of food; thus, avoiding any potential threats, such as poisoning, electrocution and poaching. Therefore, supplementary food stations help lower the mortality rate of this species.
This food station was made possible thanks to a fruitful collaboration between the Albanian Ornithological Society (#AOS) and the Regional Administration for Protected Areas Gjirokaster (#RAPAGjirokaster) within the framework of the Egyptian Vulture New Life project. Now this station is supervised by #RAPAGjirokaster.
The working process for the construction of the station started one year ago and went through several stages:
Studying the area and piloting the project in several locations to identify the most favorable location for the food station.
Designing the station in accordance with the technical manual prepared by the Hellenic Ornithological Society (HOS).
Constructing the station and implementing the management scheme (supplying food in predetermined intervals).
Let’s work together to save the last breeding vulture in Albania – the Egyptian Vulture!
#egyptianvulture#egyptianvulturenewlife#admzgjirokaster#rapagjirokaster#akzm
The Return of the Neophron Azm Qarku Gjirokaster
AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Mirela Kumbaro Furxhi Ornela Çuçi Almira Zebi Xhembulla