AOS discovers a new nesting territory of the Egyptian Vulture (Neophron percnopterus) in Gjirokastra, Albania

AL| Rezultate mjaft optimiste nga ekspedita e fundit AOSdhe CYC për monitorimin e popullatës së Kalit të qyqes në Shqipëri. Një territor i ri, i okupuar nga një cift folezues, është zbuluar në afërsi të qytetit të Gjirokastrës.

Prania e individëve adultë të Kalit të qyqes, në zonën në fjalë, u raportua fillimisht vitin e shkuar nga AOS dhe Klubi i Konservuesve të Rinj, Gjirokastër (CYC) përgjatë kontrolleve rutinë për monitorimin e Kalit të Qyqes. Monitorimi vijoi edhe sivjet nga anëtarët e CYC të cilët arritën të fotografonin njërin prej individëve në një habitat potencial për Kalin e qyqes. Më pas, AOS dhe CYC Gjirokastra, organizuan në mesin e Qershorit një ekspeditë të dedikuar.

Rezultati qe i jashtëzakonshëm! Pas disa orëve monitorim nën diellin përvëlues dhe ngjitje në një shpat mali tejet të pjerrët, shfaqet një individ adult i Kalit të qyqes duke trasportuar ushqim, drejt në fole, aty ku u vëzhgua edhe adulti tjetër. Pra, një cift i Kalit të qyqes me të paktën një zog të vogël të sapocelur. Kjo gjetje mbresëlënëse na gëzoi pa masë të gjithëve!

Krahas kënaqësisë dhe motivimit të të rinjëve të CYC, gjetja e këtij territori folezues është një lajm tejet pozitiv për qëndrueshmërinë e Kalit të Qyqes në Shqipëri. Në saj të kësaj gjetje popullata e Kalit të qyqes në vend shtohet me një territor dhe cift folezues duke shënuar sot 8 territore të përbërë të paktën nga 5 çifte folezues sipas tw dhwnave paraprake nga AOS dhe PPNEA. Monitorimi ne ditët e ardhme mund ta rrisë sërish këtë shifër.

Nga ana tjetër, gjetja ka efekte të shumëfishta ndërgjegjësimi jo vetëm tek të rinjtë e CYC Gjirokastër për të cilët jemi tejet krenarë dhe falenderues për punën e shkëlqyer! Prania e Kalit të Qyqes në territorin e qyteti të Gjirokastrës është ndoshta një nga rastet e vetme kur një qytet i trashëgimisë botërore merr njëkohësisht dhe vlera natyrore të jashtëzakonshme. Ne shpresojmë se ko gjetje do të ketë vlera ndërgjegjësuese për mijëra banorë të qytetit të Gjirokastrës dhe vizitorëve të qytetit muze. Shpresojmë gjithashtu se kjo gjetje do të tërheqë vëmendjen e vendimarrësve lokalë dhe qendrorë për më shumë kontribut në mbrojtjen dhe shtimin e species Globalisht të Rrezikuar të Kalit të qyqes në Shqipëri.

———————————–

EN| Very optimistic result from the last AOS and CYC expedition to monitor the population of the Egyptian vulture in Albania. A new territory, occupied by a breeding pair, has been discovered near the city of Gjirokastra.

Initially, the presence of Egyptian Vulture adults in the area was reported last year by AOS and the Conservation Youth Club, Gjirokastra (CYC) during routine Egyptian vulture monitoring checks. The monitoring continued this year by CYC members who managed to photograph one of the individuals in a potential habitat for the Egyptian Vulture. Afterwards, AOS and CYC Gjirokastra organized a dedicated expedition in mid-June.

The results were extraordinary! After several hours of monitoring under the scorching sun and climbing an extremely steep mountain slope, an adult individual of the Egyptian Vulture appeared transporting food, straight to the nest, where the other adult was also observed. So, a pair of Egyptian Vulture with at least one hatchling. This impressive finding delighted us all immensely!

In addition to the satisfaction and motivation of the CYC youngsters, the finding of this nesting territory is a very positive news for the sustainability of Egyptian vulture in Albania. Thanks to this finding, the population of the Egyptian vulture in the country increased with a new territory and a breeding pair, consisting today on 8 territories and at least 5 breeding pairs according to the data from AOS and PPNEA. Further monitoring in next days might still increase that figure.

On the other hand, the finding has multiple awareness effects not only on the members of CYC Gjirokastra for whom we are very proud and thankful for the excellent work! The presence of the Egyptian Vulture in the territory of the city of Gjirokastra is probably one of the few cases when a World Heritage Site becomes famous for its extraordinary natural values. We hope that this finding will have awareness value for thousands of residents of the city of Gjirokastra and for hundreds of thousands of visitors of old city. It will attract the attention of local and central decision makers for more contribution to the protection and enhancement of the Globally Endangered species of the Egyptian Vulture. The monitoring visit was organized in the framework of the Egyptian vulture New LIFE project (LIFE16 NAT/BG/000874).

#EVnewLife #EgyptianVultureNewLife #FlightForSurvival #ConservationYouthClub #CYC #AlbanianOrnithologicalSociety #aosalb

The Return of the Neophron

AOS-Albanian Ornithological Society

CYC-Conservation Youth Club Gjirokastra

@gjimnazi “asim zeneli”

Elliniki Ornithologiki Etaireia

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

BirdLife Europe and Central Asia

BirdLife International

@Azm Qarku Gjirokaster

Mirela Kumbaro Furxhi

Bashkia Gjirokaster