Kemi kënaqësinë e jashtëzakonshme të ndajmë më ju “zërin” e Klubit të Konservuesve të Rinj (CYC) të Gjirokastrës dhe Tepelenës, në mbrojtje të Kalit të qyqes, shkabës së vetme folezuese në Shqipëri.

Grupimi CYC është tashmë një model suksesi i lëvizjes rinore në mbrojtje të natyrër në vend, njeheraz mbetet një shembull i vlefshëm për tu ndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre kudo ndodhen.

Materiali filmik është realizuar përgjatë kampit verorë (CYC Summer Camp 2022) të organizuar në luginën e Kardhiqit, me nxënësit e mrekullueshëm të gjimnazit “Asim Zeneli” Gjirokastër dhe Gjimnazit “Abaz Shehu” Tepelenë, pjesë e CYC.

Përpara se të shijojme vidjon e shkëlqyer të përgatitur prej tyre, gjejmë rastin të falenderojmë përfaqësuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli” dhe “Abaz Shehu”, për bashkëpunimin e mirë dhe tejet frytdhënës.

Ne jemi shumë krenarë për të rinjtë tanë të CYC! Kjo video u realizua ne kuader te projektit “Egyptian Vulture New Life