Pula e Livadheve (Tetrax tetrax), nje vrojtim i pazakonte!

Disa ditë më parë, një ekip i AOS, vrojtoi në terren Pulën e Livadheve (𝘛𝘦𝘵𝘳𝘢𝘹 𝘵𝘦𝘵𝘳𝘢𝘹) pas një njoftimi prej një miku të AOS.

𝗞𝗲𝗿𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗽𝗲𝗿 𝗣𝘂𝗹𝗲𝗻 𝗲 𝗟𝗶𝘃𝗮𝗱𝗵𝗲𝘃𝗲
Ekipi i përbërë nga tre persona, skanoi, me qëllim gjetjen e individit të vrojtuar, një terren bujqësor të braktisur dhe të përdorur si kullotë ekstensive. Ekipi përshkoi në këmbë territorin deri sa një prej vrojtuesve hasi në një individ i cili u largua në fluturim për tu zhvendosur në një pikë tjetër. Ky takim, sado i vogël në kohë, ishte mbresëlënës për tre vrojtuesit dhe i mjaftueshëm që ekipi të shkrepte disa foto që po i bashkëngjisim më poshtë.

𝗣𝘀𝗲 𝗘𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗞𝘆 𝗩𝗿𝗼𝗷𝘁𝗶𝗺 𝗠𝗯𝗿𝗲𝘀𝗲𝗹𝗲𝗻𝗲𝘀?
Pula e livadheve është një specie krejt e pazakontë në Shqipëri dhe menduar deri në vitin 2018 si e zhdukur në vendin tonë. Ndërkaq të dhënat e grumbulluara nga komuniteti i gjuetarëve tregojnë se individë shumë të rrallë të species janë ndeshur në fillim të viteve 1990 për tu rishfaqur pas viteve 2015. Rastet më të shumta të vrojtimeve i takojnë vitve të fundit ku disa individë janë shfaqur në 𝗨𝗹𝘁𝗲𝘀𝗶𝗿𝗲𝗻 𝗣𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 gjatë periudhës së dimrit. Kjo na bën të mendojmë se individët e gjetur në Shqipëri janë individë dimërues me shumë mundësi me origjinë nga popullata lindore me bazë në Ukrainë, Rusi dhe vendet e Kaukazit. Ky fakt konfirmohet deri diku nga vrojtimet gjithnjë e më ë shpeshta në vendet në lindje të Shqipërisë sikurse në Greqi, Bullgari, Rumani etj.

𝗣𝗲𝗿𝘀𝗵𝘁𝘆𝗽𝗷𝗲𝘁 𝗧𝗼𝗻𝗮
Për ekspertin e AOS Bashmili Kristi, që dhe fotografoi shpendin, përshtatja e e Pulës së Livadheve më mjedisin përreth ishte mahnitëse. Kristi thotë “Nuk e prisja kurrë që të ishte kaq pranë meje dhe kaq e padukshme! Një përshtatje befasuese me natyrën!”.

Erald Xeka, ornitolog pranë AOS, shton se ishte hera e parë që e vrojtonte këtë specie dhe pamja në fluturim ishte goditëse. Eraldi thotë: “Nuk mund të besoja kurrë që një shpend aq i madh të kishte një fluturim aq elegant!”.

Për Taulant Binon, me një eksperiencë afro 30 vjecare në studimin e shpendëve të Shqipërisë, ky ishte vrojtimi i parë i species në vendin tonë dhe përmbushja e një ëndrre të vjetër. Taulanti thotë: “Kaq shumë gëzim për kaq pak çaste vrojtim! Një nisje e shkëlqyer për një vit më të mirë!”.

Shumë falenderime për personat që na njoftuan! Sa për informacion, trokitja e gotave të rakisë së gëzimit me ta ishte një tjetër super vlerë e një dite të mbarë! Falemnderit “naçu”!.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][et_pb_row _builder_version=”4.8.1″ _module_preset=”default”][et_pb_column _builder_version=”4.8.1″ _module_preset=”default” type=”4_4″][et_pb_gallery _builder_version=”4.8.1″ _module_preset=”default” gallery_ids=”6579,6580,6582,6586,6583,6585,6581,6584″ hover_enabled=”0″ sticky_enabled=”0″][/et_pb_gallery][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]