Seanca e Parë Gjyqësore e Rezervave Natyrore/Parqeve Natyrore të Menaxhuara (Kategoria IV)

TIRANË – Më 21 Shkurt 2023, u zhvillua seanca e parë gjyqësore për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60, datë 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore/Parqeve Natyrore të Menaxhuara (Kategoria IV), në Gjykatën Administrative të Apelit, ku 11 Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore Shqiptare kanë paditur autoritetet publike për shfuqizimin e vendimit  të Këshillit të Ministrave nr. 59 dhe nr. 60.

Në seancë morrën pjesë nga pala paditëse avokati Franc Terihati  CLE, avokati Dorian Matlija Res Publica dhe Besjana Shehu AOSALB, ndërsa nga pala e paditur, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk u paraqit asnjë përfaqësues dhe nuk u paraqitën prapësime dhe prova për të kundërshtuar pretendimet e parashtruara në padi. Seanca ishte përgatitore ku në fokus ishte shqyrtimi i dokumentacionit përkatës dhe legjitimimi i palëve.

E ndërsa seanca e radhës për VKM nr. 60 u la për 2 Mars, data për seancën e parë gjyqësore për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 59, datë 26.1.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit Dhe të Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore Park Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, është përcaktuar me 10 Mars.

Të dyja vendimet përmbajnë shkelje ligjore, më konkretisht Avokati Franc Terihati shprehet që “Vendimet janë miratuar pa u zbatuar procedura e konsultimit me komunitetet e cënuara, OSHC, akademikët dhe njësitë e qeverisjes vendore janë anashkaluar tërësisht nga dhënia e opinionit në lidhje me këtë proces. Gjithashtu, nuk janë zbatuar detyrimet e parashikuara në kuadrin ligjor që ka në fokus mbrojtjen ne mjedisit, ku ndër të tjera theksojmë: Miratimin e akteve në mungesë të Planit Specifik i Tërësisë së Zonave të Mbrojtura; Inicimin e procedurës për ndryshimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura dhe zonimin e tyre nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që është në kompetencë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, aktet janë miratuar në mungesë të një Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis, etj. Miratimi i ndryshimin e sipërfaqeve dhe kufijve të Zonave të Mbrojtura, ndryshimi i statusit dhe heqja e tyre, nuk mund të bëhej në tërësi për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë por duke marrë parasysh që secila zonë ka specifikat dhe karakteristikat e saj, faunën dhe florën, dhe në këtë mënyrë kërkohet një analizë e detajuar për secilën zonë”.

Avokati Dorian Matlija shprehet që “Ndryshimi i statusit, heqja nga kategoria dhe ndryshimi sipërfaqes dhe kufijve për Zonat e Mbrojtura është bërë në kundërshtim flagrant me ligjin, pa një hetim dhe vlerësim të thellë dhe të detajuar, nuk janë respektuar procedurat e parashikuara në aktet ligjore, njësitë e qeverisjes vendore janë anashkaluar tërësisht nga dhënia e opinionit në lidhje me këtë proces, nuk është marrë parasysh opinioni i akademikëve, ekspertëve të fushës, organiztatave të shoqërisë civile, si rrjedhojë aktet objekt gjykimi duhet të shfuqizohen pasi mund të sjellin dëme të parikuperueshme në mjedis.”

Ajo që pritet të zhvillohet potencialisht në këto sipërfaqe të reduktuara, është zënia e habitateve me bujqësi intensive, me industri mbështetëse për bujqësinë, me ndërtime e zona të reja urbane, humbje të sipërfaqes “buffer zone” si dhe humbje e fragmentim të habitateve. Kjo do të ketë ndikim në integritetin ekologjik dhe natyralitetin e gjithë ZM-ve duke përkeqësuar habitate e specie prioritare nëpërmjet përkeqësimit të cilësisë së ujërave, pakësimit të resurseve për ushqim e folezim, shqetësimit të shtuar etj; shprehet eksperti Taulant Bino.

Nisur nga kjo iniciative gjithashtu edhe në vazhdimësi tëForumit të datës 26 Janar, 52 Organizata të Shoqërisë Civile, kombëtare dhe ndërkombëtare, që veprojmë në fushën e mbrojtjes së natyrës, institucione akademike-kërkimore të shkencave të natyrës, kërkojnë nga institucionet politikë-bërëse/vendimmarrëse dhe ato ligjzbatuese të vendit që çështja e ruajtjes së natyrës të kthehet në përparësi.

#protectedareas #zonatmbrojtura

Oganizatat paditëse:

@AOS-Albanian Ornithological Society @EcoAlbania @Res Publica @CLE – Centre for Legal Empoëerment @Qendra EDEN/ EDEN Center @Protection and Preservation of Natural Environment in Albania @Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Netëork) @REC Albania @Qendra ACEG @Qendra Kujri #impetus

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei PopoliVIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.