CYC Youth, “Ambassadors” of the nature conservation in Gjirokastra

AL| Tek shikon të rinjtë që kontribuojnë në përmirësimin e natyrës dhe nxisin komunitetin e institucionet për të ndërmarrë aktivitete në mbrojtje të saj, e ardhmja duket e ndritur!

Të tilllë janë të rinjtë e Klubit të Konservuesve të Rinj Gjirokastër (CYC), të cilët realizuan fundjavën e fundit, 19 Shkurt 2022, një aktivitet sa argëtues, sensibilizues dhe të dobishëm për natyrë në qytetin e Gjirokastrës.

“Të kujdesemi së bashku për qytetin, duke shijuar bukurinë e Parkut të Viroit dhe vëzhgojmë shpendët e mrekullueshëm”, qe tema e kësaj të shtune, që bëri bashkë të rinjtë e CYC, Bashkinë Gjirokastër, AdZM Gjirokastër, përfaqësues të AOS dhe shumë qytetarë.

Përgjatë ditës u zhvilluan një sërë veprimtarishë sensibilizuese, edukuese dhe argëtuese, të tilla si:

🐝 Vëzhgimi i shpendëve në Parkun e Viroit me mjete optike (dylbi dhe teleskop)

🐝 Pastrimi i zonës nga mbetjet (pergjatë rrugës Gjirokastër – Virua); dhe

🐝 Mbjellje e rreth 80 fidanëve të rinj në Parkun e Viroit;

Aktiviteti u prit me mjaft interes nga qytetarët të shumtë dhe fëmijët kurioz, të cilët shtuan edhe më tepër harmoninë këtij aktiviteti dhe vëzhguan plot dëshirë shpendët e pranishëm në Parkun e Viroit.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, në bashkëpunim ndërmjet CYC dhe AOS, nën kujdesin e Bashkisë Gjirokastër dhe AdZM Gjirokastër, të cilët gjemë rastin për ti falenderuar.

Në përfundim, ndjehemi krenarë për të rinjtë e grupimit CYC, i cili është një produkt i suksesshëm bashkëpunimi ndërmjet AOS dhe Gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër.

—————————

EN| The future looks bright when looking at young people who contribute to the improvement of nature and encourage the community and institutions to take action in its protection.

Such are the young people of the Conservation Youth Club of Gjirokastra (CYC), who conducted this last weekend, February 19, 2022, a fun awareness-raising activity in the city of Gjirokastra.

“Taking care of the city together, enjoying the beauty of Viroi Park and observing the wonderful birds” was the theme of this Saturday, which brought together the youth of CYC, Gjirokastra Municipality, RAPA Gjirokastra, representatives of AOS and many local citizens.

During the day, a series of awareness-raising, educational and entertaining activities took place, such as:

🐝 Birdwatching in Viroi Park with optical instruments (binoculars and spotting scope)

🐝 Cleaning the area from waste (along the Gjirokastra – Viroi road); and

🐝 Planting of about 80 pine saplings in Viroi Park.

The activity generated great interest among many citizens and curious children, who brought even more harmony to this activity and eagerly observed the birds present in Viro Park.

The activity was conducted within the project Egyptian Vulture New Life, in cooperation with CYC, with the support of the Municipality of Gjirokastra and RAPA Gjirokastra.

Lastly, we are proud of the young people of the CYC group, which is a successful product of the cooperation between AOS and Asim Zeneli High School in Gjirokastra.

#DuaShqipërinëEPastër#DuaGjirokastrënEPastër#DuaQytetin#DuaNatyrën#DuaShpendët#DuaRininë#CYC#AOS#BashkiaGjirokastër#AdzmGjirokastër

The Return of the Neophron

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Mirela Kumbaro Furxhi

AOS-Albanian Ornithological Society

Azm Qarku Gjirokaster

European Union in Albania