Tiranë më 19 Tetor 2017, AOS-organizata lider në koalicionin për mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, zhvilloi vizitën e dytë në tërren me ekspertin e trashëgimisë historike-kulturore. Qëllimi i vizitës ishte grumbullimi i informacionit të metejshëm I cili do të pasohet me një studim të detajuar gjeografiko-turistik, gërshtuar kjo me vecoritë e zhvillimit social-ekonomik të zonës si dhe me identitetin e krahinës.
Kjo vizitë studimore shërbeu gjithashtu për të identifikuar potencialin e vlerat turistike në aspektin historic e arkelogjik si muzetë, lagjet e vjetra, rrugët e lëvizjet e popullsisë. Kjo pasuri natyrore e cila karakterizohet nga një numër i madh habitatesh e shumëllojshmëri floristike e faunistike, jo vetëm që përbën potencial të lartë për zhvillimin ekoturizmit por gjithashtu është pengesë dhe nuk lejon aspak zhvillime ndërtimore me karakter urbanizimi.
Në përmbyllje eksperti i trashëgimisë historike-kulturore pohon se ndalimi i zhvillimeve ndërtimore të çdo lloji në një park kombëtar veçse do ti sjellin vendit dhe zonës përfitime të pallogaritshme në planin afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Eksplorimi i trashëgimisë kulturore aktuale dhe asaj potenciale të zonës, mund dhe duhet të shihet në fokusin e mbrojtjes së përhershme duke mbështetur evolucionin aktual të zonës nga pikëpamja urbane, zhvillim i cili për his të së vërtetës reflekton tipikisht mënyrën harmonike të shfrytëzimit të territorit nga banorët e zonës në shekuj.