Another success story for CYC Gjirokastra!

NJË HISTORI SUKSESI QË KA VAZHDIMËSI! A e dini se Klubi i Konservuesve të Rinj Gjirokastër (CYC) u themelua rreth 3 vite më parë, me synimin e mbrojtjes së një specie simbol tejet të rrezikuar, Kalin e Qyqes?

Tashmë, ky grup mjaft energjik, është kthyer nw simbol tw lëvizjes rinore shkencore në mbrojtje të Kalit të qyqes, të jetës së egër dhe biodiversitetit në rajonin e Gjirokastës dhe një model mjaft frymëzues për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në vend.

A e dini si u angazhua fillimisht ky klub?

Klubi i Konservuesve të Rinj Gjirokastër (CYC), të mbështetur nga AOS, në kuadër të projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, ndërmorën një sërë aktivitetesh tërësisht shkencore në terren, të tilla si:

  • Pjesëmarrës në monitorimin e popullatës folezuese së Kalit të Qyqes në vend;
  • Pjesëmarrës në monitorimin e rreziqeve që kanosen popullatës së Kalit të qyqes në territoret e folezimit (helmimi, elektroshoku dhe perplasja me infrastrukturën e energjisë elektrike);
  • Nxitjen e institucioneve vendore dhe katalizator për të vepruar në përmirësimin e gjelbërimit dhe pastrimit të territorit; dhe
  • Ndërmarrja e aktiviteteve të larmishme edukuese dhe sensibilizuese ndaj popullatës së Kalit të qyqes dhe natyrës në tërësi:

A e dini angazhimin më të fundit të klubit?

Klubi i Konservuesve të Rinj Gjirokastër (CYC), të etur për sfida ata së fundmi kanë “përveshur mëngët” për të adresuar cështjet e helmimit të jetës së egër në komunitet. Nisma e tyre titullohet “Lëviz Kundër Helmimit të Faunës së Egër”, frymëzuar nga nevoja emergjente për të shpëtuar shkabën e fundit folezuese në vendin tonë, Kalin e qyqes, prej rrezikut të helmimit.

Nuk përfundon me kaq! CYC do të lobojë tek institucionet vendore për të ndërmarrë politika e veprime ligjore konkrete për parandalimin, investigimin dhe dënimin e fenomenit të helmimit.

Klubi kaloi një proces të vështirë dhe shumë të vlefshëm për rritjen e tyre profesionale, duke ia dalë të shpallen fitues dhe të mbështeten financiarisht nga Lëviz Albania për nismën e tyre.

Tashmë është krenari për ne si AOS që qasjet shkencore ndërkombëtare po përkthehen në iniciativa lokale rinore dhe të shohim që standartet e larta në konservim të përftuara në tërë keto vite punë janë përcjellë, transmetuar e pasqyruar te këta të rinj. Shume faleminderit partnerëve tanë ndërkombëtarë për besimin dhe motivimin që na kanë dhënë vazhdimisht; Egyptian Vulture New Life, Vulture Conservation Foundation & Euronatur.

E fundit por jo më pak nga rëndësia, ne gjithashtu jemi shumë falenderues ndaj profesorit të nderuar Gentjan Hyka, bashkëpunimi me të cilin bëri të mundur këtë model suksesi për aktivizmin e të rinjve në Gjirokastër.

Mund të themi me plot gojën që Gjimnazi “Asim Zeneli”, qyteti i Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi, Albanian Ornithological Society, Egyptian New Life Project, Vulture Conservation Foundation, Euronatur dhe Leviz Albania kanë një emërues të përbashkët suksesi që do të vazhdojë për shumë gjatë; Klubin Rinor të Konservuesve Gjirokastër (CYC).

—–

Did you know that the Conservation Youth Club (CYC) of Gjirokastra was founded circa 3 years ago with the aim of protecting an extremely endangered flagship species – the Egyptian Vulture?

This very energetic group has already become a symbol of the scientific youth movement for the protection of the Egyptian vulture, wildlife and biodiversity in the Gjirokastra region, and a very inspiring model for all their peers in the country.

Do you know how it all started?

The Conservation Youth Club (CYC) of Gjirokastra, supported by AOS within the Egyptian Vulture New Life project, undertook a series of scientific activities, such as:

  • Participating during the monitoring process of the Egyptian vulture’s breeding population in the country;
  • Participating during the field trips related to the monitoring of threats faced by the Egyptian vulture population in its breeding grounds (poisoning, electric shock and collision with powerlines);
  • Encouraging local institutions and acting as a catalyst for improving the green spaces and cleaning the territory; AND
  • Undertaking various educational and awareness-raising activities regarding the Egyptian vulture population and nature as a whole.

Are you familiar with the Club’s latest venture?

The Conservation Youth Club (CYC) of Gjirokastra, eager for challenges, have recently “rolled up their sleeves” to address issues of wildlife poisoning in the community. Their initiative is entitled “Act Against Wildlife Poisoning”, inspired by the urgent need to save the last breeding vulture in our country from the threat of poisoning.

That’s not all! CYC will lobby local institutions to enforce concrete policies and legal actions to prevent, investigate and punish the phenomenon of poisoning.

The Club went through a difficult but quite valuable process for their professional growth, managing to be declared winners and to be financially supported by Lëviz Albania for their initiative.

It is now a matter of pride for us as AOS that international scientific approaches are being translated into local youth initiatives and to see that the high standards of conservation achieved throughout these years of work have been transmitted and reflected to these young people. Many thanks to our international partners for the trust and motivation they have consistently given us; Egyptian Vulture New Life, Vulture Conservation Foundation & Euronatur.

Last but not least, we are also very grateful to professor Gentjan Hyka, our cooperation with him made possible this model of success for youth activism in Gjirokastra.

We can say with confidence that the Asim Zeneli High School, the city of Gjirokastra, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi, Albanian Ornithological Society, Egyptian New Life Project, Vulture Conservation Foundation, Euronatur and Leviz Albania have a common denominator of success that will continue to thrive in the years to come – Conservation Youth Club (CYC) of Gjirokastra.