Na ishte, se c’na ishte! Na ishin njëherë, 5 pelikanë të rinj, vërsnik e shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, të celur nga kolonia e Pelikanit Kacurel në Divjakë-Karavasta në 2024. Ata quheshin Adriatik, Arnisa, Bazhorr, Godulla dhe Artir. Në Qershor 2024, pak para se të arrinin fluturimin, biologët dhe ekspertët e AOS, SPP, AdZM Fier i kapën dhe u vendosën secilit nga një gjurmues satelitor për ti përgëzuar për rritjen e mirë si dhe për të marrë informacion mbi lëvizjet e tyre në Shqipëri e më gjerë.
Sot që flasim, ata janë rritur të gjithë, janë zbukuruar edhe më shumë, janë shëndosh e mirë dhe kanë shkuar të gjithë me pushime në plazh.
Bazhorri, Arnisa dhe Artiri, janë që të tre në plazhin e Portëzes në Kepin e Bisht-Pallës. Adriatiku ka shkuar edhe me larg. Ai ndodhet sot në Prespën e Madhe dhe kalon nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndersa e voogëla Godull, eshte besnike ndaj vendlindjes dhe qëndron jo larg Divjakës duke fluturuar herë pas here në Vjosë, Shushicë, Seman, Kavajë etj.
Falë të dhënave që na ofrojnë Adriatiku, Arnisa, Bazhorri, Godulla dhe Artiri ne po kuptojmë se cilat zona parapëlqejnë në javët e tyre të para të fluturimit, po shpjegojmë shpërndarjen e tyre si dhe po komunikojmë me autoritetet dhe aktorë vendor për të siguruar mbrojtje të Pelikanëve dhe të habitateve ku ata shpërndahen.
Na ishte se c’na ishte! Na ishin dhe janë 5 pelikanë të vegjël e guximtarë që në ditët në vijim do të na befasojnë me bëmat e tyre në Shqipëri e më gjerë!
#PelicanProtection #WildlifeConservation #Ornithology #DalmatianPelican #Albania #NatureRestoration #Biodiversity #AOS #SPP #DivjakaKaravasta #NationalPark #SocietyforProtectionofPrespa #AOSALB