Sot rinisëm punën për grumbullimin e të dhënave mbi Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë si kontribut për Atlasin e Shpendëve Folezues të Europës 2.
Gjetëm shenja folezimi të shumë specieve si dhe foletë e tre prej tyre: Huta (Buteo buteo), Qafëdredhësi (Jynx torquila) dhe Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus). Ky i fundit u gjet në një koloni të vogël të përbërë nga 3-4 cifte folezues.
Një ditë vërtet e këndshme për AOS!
Qëndroni me AOS për të rejat më të fundit nga sezoni I folezimit që sapo ka nisur.