AOS ka filluar zbatimim e një projekti të ri Life i cili ka për qëllim forcimin dhe rimëkëmbjen e popullatës së Kalit të Qyqes në Ballkan dhe përgjatë korridorit të shtegtimit. Ajo përfshin 14 vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Shqipëria. Ky projekt në nivel ndërkombëtar mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian me bashkëfinancim nga fondacioni A.G. Leventis dhe zbatohet nga Shoqata Bullgare për Mbrotjen e Shpendëve (BSPB) në bashkëpunim me një rrjet shumë të gjerë partnerësh. AOS në kuadër të këtij projekti po zbaton disa aktivitete në drejtim të ruajtjes së popullatës së Kalit të Qyqes në Shqipëri.Objektivat dhe qëllimi  :

Objektivat e projektit janë në përputhje me synimet e dokumentit më të fundit strategjik që përshkruan taktikën e ruajtjes për të shpëtuar speciet: Plani i Veprimit për Ruajtjen e Popullatës të Kalit të Qyqes Neophron percnopterus (PVKQ) në Ballkan dhe Azinë Qendrore, si një komponent kyç i integruar i MsAP-së së Shkabave. Prandaj objektivat specifikë të caktuar janë tre qëllime kryesore:

Projekti i Ri Life Kali i Qyqes është një vazhdim i projektit të “Rikthimi i Kalit të Qyqes” i cili do të përpiqet të ndryshojë prirjen negative dhe të arrijë një rritje të qëndrueshme të popullatës së KQ-s në Ballkan (rënie prej 80% gjatë 30 viteve të fundit). Prandaj, objektivat specifike janë të vendosura në tre qëllime kryesore:

  1. Reduktimi i vdekshmërisë së të rriturve duke minimizuar humbjet për shkak të helmimit të qëllimshëm apo aksidental, persekutimit të drejtpërdrejtë, goditjeve elektrike dhe goditjeve me infrastruktura energjetike në terrenet e mbarështimit, në rrugët e shtegtimit dhe në vëndet e qëndrimit dimëruese;
  2. Përforcimi i popullsisë folezuese së Kalit Qyqes në Ballkan duke implementuar një program pilot  ri-furnizues për të forcuar rimëkëmbjen e popullatës;
  3. Rritja e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për ruajtjen e KQ-s përmes angazhimit të palëve të interesit.

Periudha e zbatimit:

5.5 vjet (1.7.2017-31.12.2022)

Mbulimi i Shteteve:

• Ballkani: Bullgari, Greqi, Maqedoni dhe Shqipëri

• Lindja e Mesme: Turqi, Siri, Liban, Jordani, Arabi Saudite, Egjipt

• Afrika: Etiopi, Nigeri dhe Çadi

Share This