Një Ditë me Udhërrëfyesit Turistikë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta/

Çdo vit më 21 shkurt, mbi 70 shtete nga e gjithë bota festojnë Ditën Ndërkombëtare të Udhërrëfyesëve Turistikë në mbështetje të rolit të tyre si ambasadorë të natyrës dhe kulturës së vendeve që u përkasin. Në këtë kuadër, një grup udhërrëfyesish turistikë së bashku me stafin tonë dhe Z. Altin Hila organizuan një vizitë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. 

Parku, i cili njhet për vlerat e larta të biodiversitetit dhe peizazhet fantastike, pret me mijëra visitorë në vit. Për këtë arsye, gjatë kësajë vizite iu dha rëndësi ndarjes së informacionit midis guidave për sa i përket vlerave natyrore, si dhe rreziqeve dhe problematikat që has parku. 

Vëmendje të veçantë iu kushtua edhe simbolit të Divjakë-Karavastasë, Pelikanit Kaçurrel. Pjesëmarrësit, gjatë shëtitjes së tyre, ndërmorën dhe një aksion për pastrimin e Shtegut të Pelikanit nga mbetjet. Siç vet emri të lë të kuptosh, në fund të këtij shtegu mund të vrojtosh Ishullin e Pelikanit, ku çdo vit folezon kolonia e vetme e kësaj specie në vend. Pjesëmarrësit u befasuan nga pamja karakteristike e individëve në periudhën e folezimit: gusha e kuqe dhe puplaja “kaçurrel” e kokës.

Aktivitete të tjera gjatë vizitës përfshinë mbjelljen e pemëve, një vizitë në galerinë e invertebrorëve të Z. Hila, si dhe mjaf diskutime rreth turizmit të qëndrueshëm, mjedist dhe Parkut Divjakë-Karavasta.

Së fundmi, falenderojmë të gjithë udhërrëfyesit turistikë për pjesëmarrjen e tyre.