NJOFTIM PËR SHTYP: Organizatat mjedisore dhe ligjore fitojnë betejën e parë në gjykatë, atë të legjitimimit për të kundërshtuar gjyqësisht Vendimet e Këshillit të Ministrave që zvogëluan sipërfaqe me vlerë nga Zonat e Mbrojtura, pasuri kombëtare.

In the courtroom. Photo Credits AOS
In the courtroom. Photo Credits AOS

[Tiranë, Data 20/09/2023] – Një hap i drejtë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë sonë të burimeve natyrore, Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar të legjitimojë 11 organizata të shoqërisë civile, të njohura për aktivitetin e tyre pro mjedisit, për të kundërshtuar vendimet që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur  statusin e disa prej Zonave të Mbrojtura të vendit tonë.

Dy nga Vendimet që janë kundërshtuar gjyqësisht, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit dhe Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore të Parkut Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore” dhe VKM nr. 60, datë 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore të Parkut të Menaxhuar/Natyral (Kategoria IV), si dhe Miratimin e Ndryshimit të Statusit të Sipërfaqeve Ekzistuese të Zonave të Mbrojtura që i përkasin kësaj Kategorie”, kanë ngritur shqetësime të mëdha për OSHC-të  mjedisore, dhe publikun e gjerë, lidhur me pasojat afatgjata për Zonat e Mbrojtura. Me njohjen e legjitimitetit të 11 organizatava, gjykata njeh rëndësinë e zërit të shoqërisë civile në çështjet e interesit kombëtar mjedisor.

Organizatat 11 të shoqërisë civile që janë pale të padisë dhe të autorizuara për të ndjekur keto çështje janë:

    1. AOS ALB
    2. ECO ALBANIA
    3. PPNEA
    4. EDEN
    5. MILIEKONTAKT
    6. REC
    7. IMPETUS
    8. ACEG
    9. KUJRI
    10. RES PUBLICA
    11. QENDRA PËR FUQIZIMIN LIGJOR

    Qendra ligjore Res Publica, në bashkëpunim me organizatat e përmendura të shoqërisë civile, fton publikun dhe cdo pale tjetër të interesuar të mbështesin dhe të marrin pjesë aktivisht në këtë litigim strategjik. Duke synuar sundimin e ligjit, transparencën, llogari-dhënien dhe mirë-qeverisjen dhe duke shqyrtuar këto vendime në dritën e lupën e kuadrit ligjor ekzistues mjedisor dhe konventave ndërkombëtare, synojmë të mbrojmë të drejtat e trashëgueshme për të ruajtur dhe shijuar pasuritë tona natyrore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

     

    In the courtroom. Photo Credits AOS
    In the courtroom. Photo Credits AOS