PËRMBLEDHJE FAKTIKE – MBI NDIKIMIN E REDUKTIMIT TË SIPËRFAQES NË SPECIET DHE HABITATET E PARKUT KOMBËTAR DIVJAKË-KARAVASTA

Dokumenti vlerëson ndikimet e pritshme në larminë biologjike të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si pasojë e rishikimit të kufijve të Parkut Kombëtar. Informacioni mbi konturet e Parkut u mbështet në informacionin e marrë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 687, Date
19.10. 2007, “Për shpalljen, me sipërfaqe të zgjeruar, ekosistemit natyror Divjakë – Karavasta “Park Kombetar”. Sipërfaqja e PKDK sipas këtij vendimit është 22,230.24 ha. Hartuesit e materialit percaktuan fillimisht listën e specieve dhe të habitateve të gjendura në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në vijim ata u fokusuan tek speciet e mbrojtura nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar (konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria), speciet e rrezikura në shkallë globale, habitatet dhe speciet e cituara në Aneksin I, II dhe IV të Direktivës së Habitateve, speciet e Aneksit I të Direktivës së Shpendëve dhe së fundi në ndikimet e pritshme mbi specie, habitatet dhe larminë biologjike të Parkut Kombëtar. Punuar nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS).

Autorë: Taulant Bino, Besjana Shehu, Erald Xeka, Klea Duro dhe Kristi Bashmili
aos@aos-alb.org
Tiranë, 2023
Citim i rekomanduar: Bino T, Shehu B, Xeka E, Duro K, Bashmili K, Përmbledhje faktike mbi ndikimin e reduktimit të sipërfaqes në speciet dhe habitatet e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, Shqipëri, 2023, Raport teknik nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), 32 fq.

AOS_PKDK_INF_PUBL_RAPORT_PRESS_QUALITY (1)