Pasditen e djeshme u shfaq film dokumentari “Super resorti që rrezikon Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” në kinema Agimi. Një dokumentar I cili pasqyron vlerat e pamohueshme të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një trashëgimi natyrore për të cilën të gjithë mund të dëshmojnë për rëndësinë e saj. Gjithashtu, dokumentari hedh dritë mbi procedurat aspak transparente të ndërmara nga subjekti investues. Mabetex Group vjen me një propozim I cili zhvlerëson në zero të gjith kontributin e qeverisë shqiptare të ndërmarë në këto dekada, veçanërisht të Administratës së Zonave të Mbrojtura, për ruajtjen dhe mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura dhe Parqeve Kombëtare. Kompleksi Ligatinor Divjakë-Karavasta, e cila është një nga ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, paraqet një vend kyç për larminë biologjike e vizituar çdo vit nga miliona gjallesa në rrugën e tyre të migrimit, por është gjithashtu një aset kyç për ekonominë lokale.
Dokumentari është realizuar nga regjizori dhe publicisti Artan Rama në kuadër të ciklit të dokumentarëve investigativë për natyrën dhe modelit se si po zhvillohet Shqipëria përmes shfrytëzimit të burimeve të saj natyrore. Prezantimi dhe shfaqja e dokumetarit pranë Kinema Agimi u mbështet nga Leviz Albania dhe Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, në kuadër të fushatës “Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta”.