Workshop – Vlerësimi i shërbimeve të ekosistemit në Parqet kombëtare

Më 16 prill, në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta organizuam workshop-in/punëtorinë e parë të vlerësimit të shërbimeve të ekosistemit dhe rrjedhën e përfitimeve me aktorët kryesorë lokal dhe më gjerë. Duke u bazua në implementimin e metodologjisë së IUCN-së, Vlerësimi i Përfitimeve të Zonave të Mbrojtura (PA–BAT+) si një mjet/praktikë e mirë për vlerësimin e Zonave të Mbrojtura mbi bazën e vlerësimit të përfitimeve që marrim nga shërbimet e ekosistemeve me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të rëndësishëm lokal dhe rajonal.

Në këtë aktivitet, morën pjesë institucione, organizata, përfaqësues biznesi, fermerë dhe komuniteti lokal, të cilët ndajnë synim të përbashkët për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Duke punuar së bashku për të identifikuar mënyrat më efektive për të monitoruar dhe vlerësuar përfitimet nga këto zona të mbrojtura, duke u përqendruar në ruajtjen e habitateve të rëndësishme dhe të kërcënuara, si dhe në mbrojtjen e specieve të kërcënuara me zhdukje.

Punëtoria u përqëndrua veçanërisht në drejtim të:

 

    • Arritjes së një kuptimi të përbashkët të vlerave të ekosistemit dhe përfitimet e ZM-së;

    • Diskutimi i  çështjeve me interes të perbashket;

    • Mundësimi i bashkëpunimit midis palëve; dhe

    • Menaxhimi i qëndrueshëm i ZM-së.

Ky workshop është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mëtejshme të ZM-ve në vend, duke nxjerrë në pah rëndësinë e tyre dhe duke angazhuar të gjithë palët drejt menaxhimit të qëndrueshëm të tyrë.

Në vijim, do të vazhdojmë në organizimin e workshopeve të tjera në Parqet Kombëtare në vend.

Jemi mirënjohës për pjesëmarrjen dhe angazhimin e lartë nga të gjithë pjesëmarrësit në workshop. Vecanërisht falenderojmë Administratën e Zonave të Mbrojtura Fier (AdZM Fier), Inspektoriatin Kombëtar të Menaxhimit të Territorit (IKMT), Inspektoriatin Kombëtar të Peshkimit (IKP), Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (AKM), Bashkinë Divjakë, fermerët dhe komunitetin lokal.

Qëndroni me ne për të tjera zhvillime në vijim!

Protecting National Parks Through Innovative System Use, Interpretation and Adaptation (PA-BAT+) is implemented with the support of “SMART Balkans – Civil Society for Shared Society in the Western Balkans” regional project implemented by Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Center for Research and Policy Making (CRPM) and Institute for Democracy and Mediation (IDM) and financially supported by the Norwegian Ministry of Foreign Affairs (NMFA).