Më 27 Qershor në Peshkopi, u organizua Workshopi (punëtoria) i II-të Rajonal për implementimin e instrumentit të vlerësimit të Zonave të Mbrojtura PA-BAT+. Kjo metodë, e krijuar nga IUCN, është një mjet për të vlerësuar perceptimet e palëve të interesuara lokale mbi shërbimet e ekosistemit dhe rrjedhën e përfitimeve nga Zonat e Mbrojtura.
Në takim morën pjesë institucione vendore dhe rajonale të lidhura me menaxhimin e Zonave të Mbrojtura, komuniteti lokal, organizatat lokale dhe përdorues të tjerë të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës. Veçanërisht, u vlerësua pjesëmarrja e përfaqësuesve të AdZM Dibër dhe Lezhe, Bashkisë Mirditë dhe Dibër, Agjensisë Rajonale të Mjedisit Tiranë-Durrës-Dibër, OSHC-ve lokale (Trees for Lura) , grupeve komunitare (ATA) të Zall-Gjocaj, Qendra Kujri, Fermerë dhe biznese që operojnë në zonën e Parku Kombëtar Lurë – Mali i Dejës.
Krahas aplikimit të metodës PA-BAT+, takimi ishte një tryezë diskutimi shumë e vlefshme mes aktorëve kryesorë për mirëmenaxhimin e Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës. Diskutim u përqëndrua vecanërisht në aspektet shqetësuese të qeverisjes së Parkut, si dhe u drejtua nga ekspertët e pranishëm: Irena Dule, eksperte ligjore, Olsi Lafe, ekspert për trashëgiminë kultorore, Besjana Shehu planifikuese urbane, Klea Duro, biologe dhe Kristi Bashmili, studiues mjedisor.
Krahas Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta dhe Butrint, Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës do të jetë një model i vlerësimit në bazë të përfitimeve që marrim nga ky ekosistem. Si rrjedhojë, do të njohim më mirë dhe mbrojmë atë për të mirat që na sjell.
Qëndroni me ne. Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë stacioni i rradhës.
#PABAT+ #ZonatMbrojtura #ËorkshopRajonal #ParkuKombëtarLurëMaliiDejës #Shërbimet #Ekosistemet #AOSALB
Protecting National Parks Through Innovative System Use, Interpretation and Adaptation (PA-BAT+) is implemented with the support of “SMART Balkans – Civil Society for Shared Society in the Western Balkans” regional project implemented by Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Center for Research and Policy Making (CRPM) and Institute for Democracy and Mediation (IDM) and financially supported by the Norwegian Ministry of Foreign Affairs (NMFA).