Cilat jane disa nga efektet qe mund te kene veprimtarite e lejuara te nenit 5 mbi keto 10 zona specifike? A rrezikojne keto veprimtari humbjen e statusit “zone e mbrojtur” ne terma afatgjate?

Vendimet prekin 9 Zona te Mbrojtura ekzistuese (Bredhi i Drenoves, Rrushkull, Bune – Velipoje, Pishe-Poro – Narte, Liqeni i Pogradecit, Kuturman – Qafe Bush, Kraste, Guri i Nikes – Valamare, Bjeshka e Oroshit) dhe nje zone te re te mbrojtur (Bisht-Kamez).
Pese prej tyre, perkatesisht Rrushkulli, Bune – Velipoja, Pishe-Poro – Narte, Liqeni i Pogradecit dhe Bisht-Kamza, jane zona ligatinore, me rendesi te larte per biodiversitetin e sidomos shpendet ku spikasin shpendet e ujit shtegtare. Keto zona jane me rendesi nderkombetare dhe jane te deklaruara si zona te mbrojtura nderkombetare, perkatesisht Zona Ramsar (Bune-Velipoje), Zona te Rendesishme per Shpendet (perkatesisht Bune – Velipoja, Pishe-Poro – Narte, Liqeni i Pogradecit dhe Bisht-Kamza), Zona Kyce per biodiversitetin (Rrushkulli, Bune – Velipoja, Pishe-Poro – Narte, Liqeni i Pogradecit dhe Bisht-Kamza) dhe Rezerve e Biosferes (Liqeni i Pogradecit).
Ndryshimet Ligjit 81/2017 per zonat e mbrojtura, heqin nga keto zona sistemin e zonimit te brendshem dhe u japin atyre vetem shkallen e trete te mbrojtjes. Ligji i ndryshuar thote se “Veprimtaritë e lejuara në nënzonën rekreative, përvec atyre të përcaktuara në nenin 33 të këtij ligji, përcaktohen në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur.” Kjo i le dore te lire qeverise qe te lejoje ne keto zona cfaredolloj aktiviteti. Sikurse thene dhe me pare, ndryshimet e ligjit jane sikurse thote shprehja “Baba/nana i/e tana t’kqijave” per Zonat e mbrojtura.
Nder aktivitetet e lejuara nga 10 VKM-te ne fjale, ka shume qe me bejne pershtypje te keqe e vecanerisht:
ë) instalime të energjisë së ripërtëritshme;
g) ndërhyrje të lejuara urbane, rekreacioni apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj; dhe
k) veprimtari të tilla si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, në rastet kur subjekti pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit;
Keto tre veprimtari te lejuara perkthehehen ne turbina ere, parqe fotovoltaike, hidrocentrale, kanale lundruese, autostrada dhe zona urbane. Te vetme, ato mjaftojne me se miri per te shkaterruar zonen e mbrojtur dhe funksionet e saj kombetare dhe nderkombetare. Me ndryshimet e ligjit dhe vendimet ne fjale mund themi se “de facto” zonat Rrushkull, Bune – Velipoja, Pishe-Poro – Narte, Liqeni i Pogradecit dhe Bisht-Kamez, do te fshihen nje here e mire nga rrjeti i zonave te mbrojtura te Shqiperise.
Sepse nuk mund te kete mijera shpend shtegtare aty ku lejohen turbine ere dhe aeroporte, nuk mund te kete larmi te larte biologjike aty ku ka autostrada dhe zona urbane.

Projekt-vendimi per Bredhin e Drenoves
Nga gjithe zonat e prekura ka nje qe me keto vendime humbet statusin e Parkut Kombetar. Bredhi i Drenoves, sot ende Park Kombetar tenton te kthehet ne Zone te Pjezazhit te Mbrojtur. Me kete vendim, kjo zone humbet sistemin e nenzonimit dhe kalon nga mbrojtja e shkalles se pare ne mbrojtje te shkalles se trete. Praktikisht humbet cdo lloj mbrojtje! Padyshim qe ky projekt-vendim ka lidhje me zhvillimin urban duke qene se ka kohe qe Bredhi i Drenoves perflitet si zone per ndertime te ashtuquajtura rekreative. Pengesa e fundit, statusi i zones se mbrojtur, bie me kete projekt-vendim.