Për fat të keq, gjuetia e paligjshme vazhdon edhe në ditët e fundit apo bash në kohën e folezimit të shpendëve dhe me pasoja katastrofike për mbijetesën dhe rimëkëmbjen e popullatave. Faktet mbi gjuetinë e paligjshme dhe pamjet shokuese nga Këneta e Fllakës (Durrës), e njohur në literaturë Gjiri i Lalzit – Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA), jane raportuar sot dhe nga shtypi në rajon nëpërmjet Balkan Insight. Mbi 8 fushejza aktive, gjuetarë që gjuajnë pa orar, sidomos ditën e dielë, dhe në sytë e të gjithëve. A ka Durrësi strukturë të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve që të shkojë në vend dhe të ndalojë këtë maskaradë? Cfarë i kushton të shkatërrojë fushejzat dhe të ndalojë personat e papërgjegjshëm?
http://www.balkaninsight.com/en/article/albania-prepares-to-re-ban-hunting-amid-reports-of-abuse-04-02-2016

Share This