BirdID Albania 2022

AOS (Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë) organizon sërish kursin e identifikimit të shpendëve të egër folezues: BirdID Albania 2022.

Kursi mirëpret të gjithë dashamirësit e shpendëve, të natyrës dhe të kafshëve të egra në Shqipëri.

Kursi ka për qëllim të çertifikojë njohuritë në identifikimin e shpendëve të egër nëpërmjet:

Aplikimet për të marrë pjesë në kursin BirdID 2022 janë të hapura deri më 31 Mars 2022. Personat e përzgjedhur do të lajmërohen më 2 Prill 2022.

  • Vëzhgimit të shpendëve në mjedise natyrore dhe artificiale;
  • Identifikimit të shpendëve në terren nëpërmjet imazheve pamore;
  • Identifikimit të shpendëve në terren nëpërmjet zërave, thirrjeve dhe këngës:
  • Përdorimit të programit BirdID online të zhvilluar nga Nord University (Norvegji);
  • Provimit on-line për imazhet dhe zërat dhe
  • Çertifikimit nga Nord University, Fakulteti i Shkencave Natyrore (Universiteti i Tiranës) dhe AOS (Albanian Ornithological Society).

Programi udhëhiqet nga tre trainierë/mësues, anëtarë të AOS, të gjithë të certifikuar nga Nord University (Norvegji). Mësuesit janë:

  • Dr. Taulant Bino, ornitolog me 30 vite përvojë në studimin e shpendëve të egër,
  • MSc. Erald Xeka dhe MSc. Klea Duro, ornitologë të apasionuar, udhëheqës të disa programeve të monitorimit të shpendëve të egër dhe menaxherë projektesh në AOS.

Kursi i jep rëndësi të veçantë dhe ofrimit të njohurive mbi ekologjinë e biologjinë e shpendëve, përfshirë të dhëna mbi shpërndarjen, kërkesat ndaj habitatit, ushqimit të parapëlqyer, sjelljes, mënyrës së folezimit, statusit të ruajtjes së specieve dhe të habitateve të tyre kritike.

BirdID Albania 2020
BirdID Albania 2020

Ndër të tjera, ky kurs do t’Ju ofrojë dhe nuk do t’Ju limitojë interesat dhe kënaqësinë: a) për të qenë pranë natyrës, b) për t’u bërë një “birdwatcher” i ardhshëm, c) për t’u bërë një “guidë” e ardhshme në birdwatching, d) për t’u bërë një fotograf i jetës së egër, e) për të rritur njohuritë tuaja edhe për amfibët dhe reptilët, f) për të krijuar një rrjet njohjesh të reja dhe mbi të gjitha, g) për të advokuar në mbrojtje të biodiversitetit dhe natyrës sonë.

Dy fjalë më shumë për programin BirdID Albania 2022

Programi konsiston në 23 ditë praktika të rregullta në terren (outdoor) si dhe një seancë teorike (indoor). Të gjitha ativitetet mbështeten në mënyrë të vazhdueshme nga stafi i AOS.