Dita Boterore e Ligatinave ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Në 50 vjetorin e Ditës Botërore e Ligatinave, më 2 Shkurt 2021, AOS zgjodhi pa më të voglin hezitim të jetë e pranishme në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ku së bashku me Adzm Fier, Adzm Tiranë, nxënës të Shkollës së Mesme të Bashkuar Çermë-Shkumbin diskutuam mbi rëndësinë e ligatinave në botë, në vendin tonë dhe në veçanti për Ligatinën e Rëndësisë Ndërkombëtare të Divjakë-Karavasta-së që njëherazi është dhe Zonë e Rëndësishme për Shpendët, Zonë Kyce e Biodiversitetit etj.

Kurreshtja e nxënësve për të ditur më shumë rreth ligatinave në vendin tonë ishte mbreslënëse. Biseda ishte mjaft e këndshme dhe e ngrohtë edhe pse dita nuk ishte e tillë, jashtë binte shi dhe një “ligatinë” e vogël ishte krijuar rishtas në oborrin e zyrave të Parkut Kombëtar.

Nëse për pyjet themi që janë “mushkëritë” e planetit, a mund ti quajmë mund ligatinat “veshka” të planetit? Sa të rëndësishme janë ligatinat për njerëzimin dhe cilat janë shërbimet që ato ofrojnë? Nxënësit gjithashtu mësuan se ligatinat nuk janë vetëm të rëndësishme për jetën tonë, si p.sh. në mbrojtjen nga përmbytjet por shërbejnë si mjedise unike për shumicën e gjallesave.

Biseda u ndal më së shumti te grupi i shpendëve të ujit si një tregues i gjendjes së ligatinave dhe njëkohësisht një nga grupet shtazore që po vuan më shumë degradimin apo humbjen e habitateve ligatinore. Vetë nxënësit pohuan që shpendët i përdorin këto habitate, për strehim, folezim/shumim dhe për ushqim dhe në mungesë të tyre do ta kishin thuajse të pamundur mbijetesën. Dhe kjo është sidomos e vërtetë për shpendët shtegtarë të cilët i përdorin këto habitate si “pika furnizimi” për të vazhduar më tej rrugën e mundimshme të shtegtimit.

Pas pyetjeve të pashmangshme për Pelikanin kacurrel, simbolin e Parkut Kombëtar dhe ligatinave shqiptare, biseda e këndshme u mbyll me premtimin e përbashkët për tu takuar sërish në terren për të parë nga afër shpendët në habitatin e tyre.

Falenderojmë përzemërsisht ADZM Fier për mikpritjen dhe bashkë-organizimin e këtij aktiviteti!

[/et_pb_text][et_pb_gallery _builder_version=”4.8.1″ _module_preset=”default” gallery_ids=”6615,6614,6613,6612,6611,6610,6609,6608,6607,6606,6605,6604″ gallery_orderby=”rand” hover_enabled=”0″ sticky_enabled=”0″][/et_pb_gallery][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]