Ftesë për 10-vjetorin e AOS!

Të dashur miq dhe mbështetës të AOS,

Më 27 Mars festojmë 10 vite pasioni, përkushtimi dhe, siç thuhet, “det me halle” për mbrojtjen e shpendëve në këtë vend të bekuar! Ka qenë një rrugëtim plot sfida, përpjekje, humbje dhe suksese—nga mbrojtja e Zonave të Mbrojtura te krijimi i një komuniteti të fortë shpendëdashës dhe përtej.

🎉 Për të shënuar këtë moment të veçantë, ju ftojmë te Pragu Bar për një mbrëmje tërësisht festive, me këngëtarin Bojken Lako, ku do të festojmë fuqinë e një komuniteti që besoi te shpendët (harabelat dhe gardalinat) edhe kur askush tjetër nuk besonte!

📍 Ku: Pragu Bar, Tiranë

📅 Kur: 27 Mars, ora 19:30

Le të ngremë gotat për shpendët, për njerëzit e AOS dhe për ju që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi! Na bashkohuni për një mbrëmje plot muzikë, energji dhe mirënjohje për çdo hap të bërë së bashku. Një përvjetor që nuk duhet humbur!

📩 Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke na shkruar!

Me mirënjohje,

✨ EKIPI I AOS ✨