FTESË PËR WORKSHOPIN: NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE EROZIONI BREGDETAR

AOS – Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë ju fton të merrni pjesë në një takim të rëndësishëm mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe erozionit në ekosistemet bregdetare, si dhe strategjitë për mbrojtjen e tyre.

📅 E Martë, 28 Janar 2025
📍 Hotel Eter, Golem, Bashkia Kavajë, Shqipëri
🕘 Ora 09:30

Ky workshop do të mbledhë ekspertë, aktorë lokalë, institucione dhe komunitetin për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e ruajtjes së vijës sonë bregdetare.

🔹 Pikat kryesore të programit:
✅ Analizë e ndikimit të erozionit detar dhe ndryshimeve klimatike
✅ Strategji për menaxhimin e sfidave në bregdet
✅ Angazhimi i aktorëve institucionalë dhe lokalë
✅ Diskutim i hapur për ndërtimin e një dialogu të qëndrueshëm

🟢 Na u bashkoni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!

📩 Për më shumë informacion, na kontaktoni: aos@aos-alb.org, besjana.shehu@aos-alb.org

Rezistenca Bregdetare dhe Ndryshimet Klimatike, Mbrojtja e Vijës Bregdetare së Qarkut të Durrësit nga Erozioni eshte projekt i mbeshtetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.