AL: Mësimet e nxjerra nga fushata për Divjakën

Në vazhdimësi të artikullit “PREKJA E TE PAPREKSHMESpublikuar në revistën ndërkombëtare të “BirdLife Magazine”, AOS është bërë pjesë e serive të blog-ut të përbashkët të BirdLife Europe dhe CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund), “Lessons Learned”, për të ndarë me komunitetin ndërkombëtar dhe konservuesit e rinj në Mesdhe, përvojën dhe rrugëtimin e ndjekur në mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta nga projekti i paqëndrueshëm turistik.

“Jini të sinqertë, jini të drejtë, tregohuni të hapur!” – Taulant Bino, Presidenti i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS).

Projekti juaj po adreson një problem të rëndësishëm konservimi. Cfarë ju frymëzoi për të gjetur një zgjidhje?

Parku Kombëtar Divjaka-Karavasta është vendi që dua më shumë. Jam rritur duke vlerësuar pasurinë e saj biologjike, peisazhin e saj, njerëzit dhe mënyrën tradicionale të jetuarit. Më pëlqen çdo stinë: dimri me shpendet e ujit, pranvera dhe vera me shpend të shumtë folezues (përfshirë Pelikanin Kacurrel, të cilin e kam monitoruar që prej viteve 90), dhe vjeshtën kur shpend të shumtë përdorin cdo cep/hapsire. Pasuria e ligatinave të Shqipërisë, larmia e tillë biologjike, ofrojnë shërbime të panumërta për njeriun – ruajtja e tyre është një domosdoshmëri. Kur kompleksi ligatinor Divjakë  Karavasta u kërcënua, qëndrimi ynë ishte i qartë: “Nuk duhet të ketë kompromis me humbjen e ligatinës, pavarësisht nga kostoja!” Të humbasësh habitatin do të thotë të humbasësh gjithçka. Dhe nëse Shqipëria do të humbiste këtë park – fortesën e larmisë biologjike në vend- për një plan zhvillimor kaq të paqëndrueshëm, atëherë çdo hapsirë tjetër ligatinore mund të humbiste lehtësisht nga projektet ose plane të tjera të paqëndrueshme. Gjithashtu, CZIP (BirdLife Mali i Zi), të cilët ishin të suksesshëm në parandalimin e humbjes së Kripores së Ulqinit nga projekte të paqëndrueshme turistike, ndanë eksperiencën e tyre në forumet publike të organizuara në Shqipëri dhe ne të gjithë mësuam  nga kjo përvojë.

Na tregoni një mësim të madh që keni marrë nga ky projekt.

Shqipëria është një vend ku demokracia njihet vetëm nga fillimi i viteve ’90. Ndaj, organizatat kombëtare të shoqërisë civile shpesh pasqyrojnë në sjelljen e tyre reminishencat e së kaluarës diktatoriale, ku shpesh ata shprehin frikë të përballen me qeverinë pasi qeveria mund të jetë e plotfuqishme. Por kjo nuk duhet të ndalojë një organizatë të shoqërisë civile për të luftuar kundrejt kauzës së duhur. Sa më të hapur të jënë ata, aq më shumë njerëz mblidhen rreth tyre, aq më të fuqishëm dhe më të respektueshëm bëhen. Ndërtimi i bashkimit të forcave me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare shoqërisë civile e bëjnë kauzën edhe më të fortë dhe instuticionet vendimarrëse më të detyruara të dëgjojnë mendimin tënd. Koalicioni i madh i organizatave të shoqërisë civile i formuar bashkoi të gjithë forcat tona. Ne ishim krijues, vizibël, të hapur në media dhe shumë aktiv në rrjetet sociale.   

Duke pasur parasysh përvojën tuaj në këtë projekt, çfarë këshillash do të keni për një konservues tjeter në Mesdhe, i cili sapo ka filluar?

Jini të sinqertë, jini të drejtë, tregohuni të hapur! Bashkëpunoni me të tjerët dhe kanalizoni këtë mbështetje në mënyrën e duhur. Jini pro-aktiv dhe mos pushoni sepse ‘armiku nuk fle kurrë’.  Një nga mbështetësit tanë citoi “Synoni lartë, goditni një herë dhe goditni sa më shumë të mundeni”.  Ne e interpretuam atë si synim kundrejt institucioneve me të larta vendimmarrëse, të qëndruarit i fokusuar dhe  dhenia e argumenteve të forta. Mbase ishte strategjia e duhur!

Intervistuar nga Shaun Hurrell, BirdLife

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]