ANISA BUZO
Në përfundim të trajnimit mund të them që eksperienca e fituar i kalonte pritshmëritë e mia kur vendosa të aplikoja në këtë program. Ndërthurja e teorisë me praktikën ishte ajo që e gjeta si më të rëndësishmen dhe të nevojshmen për fushën time profesionale. Do të dëshiroja sërish të isha pjesë e një program të tillë.
ARGITA PERPUNJA
Nje nder eksperiencat me produktive. Nuk na ndihmoi vetëm te rritemi profesionalisht, por personalisht ishte Dhe nje aktivitet argetues, me njerez pozitive. BW do te vazhdoje pas ketij trajnimi Edhe ne menyra me personale e te thjeshta. Faleminderit AOS!
AURORA ZYLAJ
Ju falenderoj se pari per ftesen qe na bete per te qene pjese e ketij trajnimi qe per mua ia vlejti shume. Perfituam jo vetem dije (mjaftueshem per 6 dite) por ishte dhe nje eksperience e bukur qe mendoj ta vazhdojme me tej. Uroj te krijojme partneritete me ju ne te ardhmen.
ENIS MEHMETI
Ishte nje kënaqësi e jashtezakonshme të isha pjesëmarrës në trajnimin e Guidave të Birdwatching.
Gjatë këtyre 6 ditëve (sidomos 3 ditëve në terren) kam shkëmbyer eksperienca të ndryshme dhe kam njohur njerëz të mrekullueshëm. Kjo ka qënë një javë aq aktive saqë duket sikur mbaroi sa hap e mbyll sytë. Shpresoj të kemi përsëri aktivitete të tjera.
ERVIN ALLUSHI
Trajnimi ishte shume mbreselenes, mora informacione te shumta qe do te me sherbejne nga ana profesionale. Ju falenderoj per gjithcka.
EVEREST ELMAZAJ
Në radhë të parë më lejoni të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për stafin e Albanian Ornithological Society AOS është një nga stafet më të mrekullueshme që kam njohur dhe bashkëpunuar, shpresoj pse jo dhe në të ardhmen. Ishte një nga eksperienat më të paharrueshme,mund të thoja një eksperiencë e cila mund të të jepet shum rrallë herë në jetë për mos të thën fare. Një trajnim ku ana teorike dhe praktike ishin të ndërthurura ndërmjet tyre më së miri duke bër të mundur që atë cfar neve përvetësuam në teori ta praktikonim dhe në terren. Duke ju falendeuar për bashkëpunimin !
KALEM YMERALAJ
“Vend paqësor. Profesor të nderuar. Informacione praktike. Guidë fantastike. Udhëtime të mrekullueshme. Miq të rinj. Nga ky trajnimi(që është i dyti për birdwatching) kuptova te dua më shumë shpendët, por sidomos natyrën. Një mundësi e mirë kjo për të vazhduar dhe më tej.
Komplimente dhe Faleminderit AOS.”
MARIZA TIRI
Do doja t’ju falenderoja per profesionalizmin, seriozitetin dhe korrektesen tuaj gjate ketij trajnimi gjashte ditor.Nje eksperience shume e bukur,e rendesishme dhe mjaft e vlefshme profesionalisht.
MELINA HOXHAJ
Ishte kenaqesi qe isha pjese e ketij trajnimi. Pergezoji Prof. Taulantin per informacionin e dhene , per durimin qe tregoji me ne, per batutat dhe humorin e tij. Vizita ne Zonen Divjak – Karavasta ishte e vecante per mua. Shpresoji qe kete forme organizim te kete dhe zona Vjose – Narte!
Ju faleminderit per eksperiencen!