Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan – BAPP

Duke u shtrirë në pesë shtete të Ballkanit (Shqipëri, Bosnie Hercegovina, Kroaci, Greqi dhe Maqedoni (FYR), ky projekt ka për qëllim angazhimin e qeverive përkatëse, grupimeve në mbrotje të kafshëve të egra, shoqatave të gjahtarëve, fermerët dhe shkencëtarët në një projekt ambicioz për të trajtuar kërcënimin e vetëm më serioz për shkabat: helmimin e paligjshëm.

Shkabat në Ballkan

Dikur të zakonshme në Ballkan tashmë popullata e katër llojeve të shkabave të Evropës ka rënë në mënyrë drastike gjatë shekullit të XX-të. Kjo ka sjellë pothuajse zhdukjen e plotë të popullatës së shkabës mjekroshe në Ballkan dhe tkurrjen alarmante të popullatës së shkabës së zezë duke lënë vetëm një koloni të fundit me 30 çifte në Greqi. Popullata e kalit të qyqes, shkabës më të vogël është gjithashtu reduktuar në mënyrë të fortë duke arritur një numër prej rreth 60 çiftesh në të gjithë Ballkanin. Shkaba është zhdukur gjithashtu si folezuese në disa vende, përfshirë këtu vendin tonë, Bosnjen & Hercegovinën dhe Malin e Zi. Popullata e këtij lloji prej 600 çiftesh gjendet e izoluar në disa zona të rajonit. Popullata relativisht të mëdha deri në 100 çifte, mund të gjenden vetëm në Kroaci, Bullgari dhe Serbi.

Helmimi i paligjshëm në Ballkan

Aktualisht, helmimi është kërcënimi i vetëm më serioz për shkabat në Ballkan duke shkaktuar rënie dramatike të popullatës së tyre deri në zhdukje vetëm për gjatë 30 viteve të fundit. Ky problem vazhdon të ndikojë negativisht në popullatën e mbetur të shkabave si dhe në përpjekjet për të rimëkëmbjen e popullatave të tyre në Ballkan.
Helmimi është nxjerrë në pah si problemi më serioz për shkabat nga Plani Global i Veprimit për Shkabat, i hartuar nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave dhe ku përfshihen 15 lloje të shkabave.
Përdorimi i kurtheve të helmatisura në Ballkan është i paligjshëm që prej viteve 1980, por vazhdon të praktikohet kryesisht në zonat rurale si mënyrë e shpejtë dhe e përballueshme për “zgjidhjen” e konflikteve me kafshët grabitqare (kryesisht ujkun dhe çakallin të cilat dëmtojnë tufat e gjësë së gjallë) por edhe kafshë të tjera, si qentë endacakë apo kafshët objekt gjuetie në zonat e gjuetisë tregtare. Përdorimi i gjerë i kësaj praktike është favorizuar gjithashtu nga zbatimi i dobët i legjislacionit përkatës dhe lehtësia për të gjetur lëndët helmuese në treg.

Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan

Projekti Kundër-Helimimit në Ballkan (PKHB) përfaqëson një pjesë të plotë të Projektit Kundër-Helmimit në Mesdhe (PKHM) që zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA. Projekti nisi të zbatohet në fillim të vitit 2018 me qëllim që të sigurohet angazhimi serioz dhe i vazhdueshëm i autoriteteve qeveritare përkatëse në rajonin e Ballkanit për trajtimin e problemit të helmimit të paligjshëm të kafshëve të egra, si dhe të rritet aftësia e këtyre autoriteve për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dukurie.

Zbatimi i këtij projekti realizohet në partneritet me Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë – AOSQendrën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)Shoqata Ornitologjike “Nase ptice”, Shoqata BIOM,Shoqata Ornitologjike Helene – HOS dhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisë – MES.

Ky projekt ndihmon dretpërdrejt në zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat – një dokument strategjik thelbësor për ruajtjen e shkabave të Botës së Vjetër, duke zbatuar veprimtari kundër helmimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hecegovinë, Kroaci, Greqi dhe Maqedoni dhe po bën progres në punën e nisur nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave për zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat në Ballkan.

Hapat e mëtejshëm

Për arritjen e qëllimit të këtij projekti, do punohet në partneritet ndërmjet pesë shteteve Ballkanike për krijimin e grupeve të punës kundër helmimit, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve të qeverisjes dhe organizatave mjedisore. Secili grup do të ketë për detyrë të zhvillojë “axhendën e veprimit” kundër-helmimit të cilat do të shërbejnë si themel për punën e mëtjeshme në luftën kundër helmimit të kafshëve të egra.
Krahas kësaj, projekti do të ndërmarrë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi për informimin e publikut në pesë shtetët Ballkanike mbi impaktin e helmimit të kundraligjshëm në jetën e egër.
Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan, ndërton mbi punën e kryer nga shumë projekte të tjera në zonë që kanë patur si qëllim ruajtjen e shkabave nga ky kërcënim dhe kanë ndërmarrë veprime konkrete për trajtimin e këtij problemi. Projekte këto shumica të financuara nga Bashkimi Evropian, si psh projektet “LIFE Re-Vultures” dhe Vultures Back to LIFE si dhe të tjerë përfshirë këtu projektin Return of the Neophron, Egyptian Vulture New LIFEdhe punë të tjera nga një numër organizatash si Fondi për Florën dhe Faunën, Shoqata Ornitologjike Helene, Shoqata BIOM, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e ShpendëveWWF Greqi dhe shumë të tjera.
Ndiqni punën tonë në median sociale #BalkansAgainstPoisioning

Egyptian Vulture, Kali i Qyqes, Neophron percnopterus. Photo credit: Taulant Bino (2016)