TIRANË – Më 10 Mars 2023, në Gjykatën Administrative të Apelit u zhvillua seanca e parë gjyqësore për padinë e 11 Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore Shqiptare për shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 59, datë 26.1.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit dhe të Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore Park Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”.
Në seancë morrën pjesë nga pala paditëse Avokat Dorian Matlija nga Res Publica, Avokat Irena Dule nga Res Publica, Avokat Vladimir Mece, Dr. Taulant Bino nga AOSALB, përfaqësues nga Qëndra Kujri si dhe përfaqësues nga komunteti lokal i Zall-Gjocaj. Pala e paditur u përfaqësua vetëm Avokati i Shtetit. Institucionet e tjera, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk u paraqitën në gjykatë megjithë informimin e tyre nga gjykata për seancën gjyqësore. Kjo seancë përgatitore nuk u shoqërua me prapësime dhe prova për të kundërshtuar pretendimet e parashtruara në padi. Gjyqtari i cështjes legjitimoi organizatat paditëse, vlerësoi rëndësinë e kauzës dhe kërkoi që pala e paditur të përfaqësohej edhe nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Paralelisht me seancën gjyqësore, një komunitet përfaqësues i banorëve të Zall-Gjocaj protestuan për shfuqizimin e VKM nr. 59. Kjo VKM prek kufijtë e Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, përjashton na zona e mbrojtur pikërisht vendin ku është ndërtuar një hidrocentral. Përjashtimi nga zona e mbrojtur ligjëron de fakto ndërtimin e hidrocentralit, një aktivitet të cilin komuniteti vendor e ka denoncuar dhe kundërshtuar prej vitesh dhe për të cilin Gjykata ka urdhëruar më parë ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Seanca e radhës për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60 pritet të kryhet më 17 Mars ora 09:00.
#protectedareas #zonatmbrojtura
Oganizatat paditëse:
@AOS-Albanian Ornithological Society @EcoAlbania @Res Publica @CLE – Centre for Legal Empoëerment @Protection and Preservation of Natural Environment in Albania @Qendra EDEN/ EDEN Center @Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Netëork) @REC Albania @Qendra ACEG @Qendra Kujri #impetus