Observation.org tashmë portali kombëtar i shpendëve për Shqipërinë – Të dhënat nga vendi ynë tani pjesë e EuroBird Portal!
Tashmë Observation.org është portali zyrtar për regjistrimin e shpendëve në Shqipëri, dhe çdo listë e plotë e regjistruar në këtë platformë kontribuon direkt në EuroBird Portal (EBP) – rrjeti evropian që gjeneron harta dhe grafikë të detajuar të shpërndarjes dhe shtegtimit të shpendëve në kontinent.