Tryeze e rrumbullaket e koalicionit

Tiranë më 06.11.2017, koalicioni “Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta” organizoi tryezën e rrumbullakët për të diskutuar e shkëmbyer ide mbi hapat që do të ndërmerren në vazhdimësi në kuadër të fushatës për mbrojtjen e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

AOS, organizata lider në këtë fushatë, parashtroi përpara koalicionit dhe ekspertëve të fushës në këtë takim aktivitetet dhe nismat e realizuara për periudhën qershor-tetor. AOS jo vetëm ofroi një panoramë të  detajuar të situatës aktuale por gjithashtu shprehu pikat e dobëta dhe të forta . Pjesëmarrësit në takim u angazhuan duke ofruar alternativa e zgjidhje nga eksperiencat e tyre të mëparshme në mbrojtjen e trashgimive natyrore.

Në takim u trajtua dhe aspekti i një fushate me standarte, profesionale dhe me specifikat e një procesi sa më gjithëpërfshirës. Në këtë linjë u analizuan sfidat për pjesëmmarjen dhe përfshirjen sasiore dhe cilësore të aktorëvë të interesit , e sfidave për ndalimin e e zbatimin të projektit “Divjaka Resort Albania” nga Mabetex Group.

Ky takim u realizua në kuadër të fushatës “Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta”, mbështetur nga LevizAlbania dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizuar nga koalicioni I organizatave kombëtare AOS-Albanian Ornithological Society, EcoAlbania, LexFerenda dhe PSEDAIliria.