Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) në bashkëpunim me PSEDA-Iliria dhe Res Publica po implementojnë projektin “Let’s Make Divjaka Natural Again”, financuar nga Fondi I Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF). Projekti “Le ta Bëjmë Divjakën Përsëri Natyrale” synon ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit në përgjithësi në Parkun Kombëtar Divjaka-Karavasta duke siguruar qëndrueshmëri në vendim-marrje.
Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), duke punuar në mënyrë aktive në mbrojtjen e shpendëve të egër prej vitesh, ka marrë vazhdimisht gjithashtu pozicion në mbrojtjen e habitateve të tyre kritike duke adresuar shumë aspekte të lidhura ngushtë me zhvillimin e qëndrueshëm, me ruajtjen e ekosistemeve, e veçanërisht me adresimin e advokimit të duhur kundra krimeve mjedisore si dhe në mbrojtje të burimeve dhe trashëgimisë natyrore.
Në këtë kontekst, për të adresuar më mirë kërcënimet ose shqetësimet me të cilat përballen kryesisht ekosistemet ligatinore, Zonat e Mbrojtura (ZM), Zonat e rëndësishme për Shpendët (IBA), Zonat Kyc për biodiversitetin (KBA) sidomos parë kjo nga perspektiva e të rinjve, AOS do të organizojë kampin për të rinj që do të advokojnë në mbrojtje të këtyre ekosistemeve.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është të rrisë kapacitetet e të rinjve për t’i mobilizuar në ruajtjen e ekosistemeve natyrore, të specieve të faunës e florës, gjithashtu dhe për të advokuar për përmirësimin e politikave në mbrojtje të natyrës. Me mbështetjen e ekspertëve më të mirë në fushën e biodiversitetit, turizmit dhe politikave, kjo inisiativë do të përfshijë praktika në terren (outdoor) si dhe dhënien e njohurive teorike (indoor). Që do të thotë, në këtë thirje do të pranohen ata të rinj që kanë kryesisht formim nga fushat mjedisore, që kërkojnë të rrisin kapacitet e tyre e njohuritë në ekologjinë e biologjinë e shpendëve, gjitarëve, amfibëve, reptilëve, me focus të vecantë edhe aspektet e habitateve e bimëve. Sikurse thënë me lart, një vëmëndje të rëndësishme gjatë kampit do të marrin gjithashtu edhe prezantimet mbi politikat mjedisore e të turizmit të qëndrueshëm nga ekspertë të fushës.
Në përfundim, në këtë eksperiencë 3-ditore ftohen të gjithë ata të rinj të motivuar që kërkojnë të marrin një rol sa më aktiv dhe lidershipi në implementimin e aksioneve, fushatave, projekteve në mbrojtje të botës së egër dhe mjedisit.
Ekspertët që do të udhëheqin sesionet në këtë kamp janë si më poshtë:
- Dorian Matliaj Ekspert Ligjor
- Ermelinda Mahmutaj Eksperte për Bimëve dhe Habitatet
- Ferdinand Bego Ekspert I Gjitarëve, Amfibëve dhe Reptilëve
- Irena Dule Eksperte Ligjore
- Ols Lafe Ekspert për Turizmin
- Taulant Bino Ekspert për Shpendët
Për më shumë informacione të detajuara rreth thirjes për aplikim për pjesëmarrje në kamp, Ju lutem shihni me kujdes rubrikat më poshtë:
- Kur përfundon afati i aplikimit? 25 Shkurt 2021
- Kur lajmërohen të përzgjedhurit? 01 Mars 2021
- Kur ndodh kampi? 5-6-7 Mars 2021
- Ku ndodh kampi? Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta
Kriteret që duhet të kenë aplikantët janë si më poshtë:
- Të kenë mbushur moshën 21 vjec dhe me i/e madh/e,
- Të jenë studentë të studimeve të larta, ose
- Të kenë përfunduar studimet e larta,
- Të kenë formim nga shkencat mjedisore, biologji, biologji mjedisore, studime mjedisore, etj.,
- Të kenë historik punë në cështjet e biodiversitetit, në ruajtjen dhe menaxhimin e natyrës, në inxhinieri mjedisi, në studime e planifikim mjedisor, në cështjet e turizmit, por edhe ata aplikantë që kanë rekorde në advokimin në mbrojtje të një apo disa kauzave mjedisore.
Të gjitha shpenzimet e mundshme (transport, ushqim dhe akomodim) janë të mbuluara nga vet organizatorët e kampit. Kjo inisiative realizohet në kuadër të projektit “Let’s Make Divjaka Natural Again” financuar nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF) dhe projektit “Luftimi I Vrasjes e Kapjes së Paligjshme të Shpendëve në Shqipëri” financuar nga Euronatur dhe Mava Foundation.
Aplikanti/a duhet të dorëzojë elektronikisht dokumentat mbështetëse rendituara si më poshtë në adresën e e-mail: aos@aos-alb.org deri më 25 Shkurt 2021.
- CV (Curriculum Vitae),
- Letër motivimi.
Për çdo pyetje apo paqartësi, Ju lutem na shkruani në adresat e-mailit si më poshtë: