Pranvera nuk “trokiti” vetëm edhe ketë herë!
Jemi mësuar tashmë që lajmin për ardhjen e pranverës të na e sjellë Kali i Qyqes. Koha e ngrohtë, rigjallërimi i natyrës, ardhja e shumë shpendëve shtegtues dhe prania e kësaj shkabë folezues në vendin tonë e stolisin mjaft bukur këtë stinë.
Si çdo pranverë, dashamirësit e Kalit të Qyqes në territoret e folezimit, lajmëruan së fundmi të ngazëllyer ardhjen e kësaj shkabe mjaft të bukur e besnike për vendin tonë. “…Erdhi i madhi. Erdhi! E kam ketu mbi kokë…”. Degjohet nga telefoni të thotë njëri prej banorëve lokalë, i cili sapo kishte vëzhguar një prej individëve të kalit të qyqes në brigjet e Vjosës. Ky ishte edhe sinjalizimi i parë për këtë vit, i mbërritjes së një prej individi të Kalit të Qyqes në Shqipëri. Pra, kjo është “trokitja” e pranverës, e cila duket e mbarë këtë vit.
Rikujtojmë se popullata e Kalit të Qyqes mbetet në statusin e rrezikuar globalisht (EN-IUCN), ndërsa në vendin tonë, kjo popullatë përfaqësohet nga 6 çifte folezues dhe 2 individë të vetmuar. Ndër rreziqet kryesore që i kanosen kësaj popullate të brishtë veçojmë, përdorimin e karremave helmues në natyrë, përplasjen me infrastrukturën energjitike dhe elektroshoku, si dhe shqetësimi e dëmtimi I habitatit në vendet e folezimit.
Si çdo vit, AOS së bashku me partner të tjerë vendas e të huaj, do të kujdeset për një sezon të mbarë folezimi të kalit të Qyqes në Shqipëri. Ndaj, na ndihmoni të shpërndajmë lajmin e gezueshëm dhe plot me ngjyra sikurse stina më e bukur e vitit. Nëse jeni të interesuar të na bashkoheni në aktivitete në terren por edhe në zyrë, ju lutem na shkruani në inbox.
Gjithashtu, nëse dëshironi të bëni një donacion për mbrojtjen e species ju lutem kryejini nëpërmjet linkut të Pay Pal në bio.
—
Spring did not “knock” alone this time too!
We are already used to the news of the arrival of spring being brought to us by the Egyptian vulture, a.k.a the Cuckoo’s Horse, locally. The warm weather, the revival of nature, the arrival of many migratory birds, and the presence of this breeding vulture in our country adorn this season quite nicely.
Like every spring, lovers of the Egyptian vultures in the breeding grounds (local community) recently excitedly announced the arrival of this magnificent and loyal vulture to our country. “…The great one came. It came! I have it over my head…“. So one of the residents can be heard saying on the phone, who had just observed one of the individuals of the Egyptian vulture on the banks of Vjosa. This was also the first signal for this year of the arrival of an individual Egyptian vulture in Albania. So this is the “knock” of spring, which looks good this year.
We remind you that the Egyptian vulture population remains globally endangered (EN-IUCN), while in our country, this population is represented by 6 breeding pairs and 2 solitary individuals. Among the main dangers that threaten this fragile population, we single out the use of poisonous baits in nature, the collision with the energy infrastructure and electroshock, as well as the human disturbance and damage to the habitat in the breeding territories.
Like every year, AOS and other local and international partners will take care of a successful breeding season for Albania’s Egyptian vulture. So please help us spread nationwide and beyond joyful and colorful news like the year’s most beautiful season. If you are interested in joining us in the field and office activities, please write to us in the inbox.
Also, if you want to donate to protect the species, please do it through the Pay Pal link here