NJOFTIM PËR SHTYP: Organizatat mjedisore dhe ligjore fitojnë betejën e parë në gjykatë, atë të legjitimimit për të kundërshtuar gjyqësisht Vendimet e Këshillit të Ministrave që zvogëluan sipërfaqe me vlerë nga Zonat e Mbrojtura, pasuri kombëtare.
[Tiranë, Data 20/09/2023] – Një hap i drejtë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë sonë të burimeve natyrore, Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar të legjitimojë 11 organizata të shoqërisë civile, të njohura për aktivitetin e tyre pro mjedisit, për të kundërshtuar vendimet që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur statusin e disa prej Zonave …